Kina në rrugë të shpejtë në uljen e intensitetit të konsumit të energjisë
2024-06-17 15:10:15

CFP

CFP

Komisionit Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC) bëri të ditur se Kina është bërë një nga vendet me reduktimin më të shpejtë të intensitetit të energjisë, shkruan “Xinhua”.

Sipas një strategjie të re të sigurisë së energjisë, aftësia e Kinës për të mbrojtur furnizimin e saj me energji është rritur ndjeshëm dhe bashkëpunimi i saj ndërkombëtar energjetik është forcuar në të gjitha frontet, bëhet e ditur në një deklaratë të komisionit.

Vitet e fundit, vendi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në reformimin e modeleve të konsumit të energjisë, me konsumin total të energjisë të kontrolluar në mënyrë efektive dhe strukturën e konsumit të energjisë të përmirësuar ndjeshëm, thuhet në deklaratë.

CFP

CFP

Sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, intensiteti i energjisë i Kinës, sasia e energjisë së konsumuar për njësi të PBB-së, u ul me 26.4 për qind nga viti 2013 në 2023-shin. (Fatosi)

CFP

CFP