Fillon shërbimi i trenit me fjetje me shpejtësi të lartë midis Pekinit dhe Hong Kongut
2024-06-17 15:03:24

CFP

CFP

Treni i parë me fjetje me shpejtësi të lartë nga Hong Kongu për në Pekin u nis nga stacioni West Kowloon i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Kinës për në Stacionit Hekurudhor Perëndimor të kryeqytetit kinez të shtunën në mbrëmje, njofton “Xinhua”.

Shërbimi i ri i trenit do të kryhet çdo të premte deri të hënën. Koha që duhet për të udhëtuar midis Pekinit dhe Hong Kongut do të reduktohet në rreth 12.5 orë nga 24.5 orë.

Një pasagjer nga Hong Kongu me mbiemrin Koo në bord ishte i emocionuar për udhëtimin, duke thënë se treni u ofronte të moshuarve një mundësi të përshtatshme dhe të rehatshme për të udhëtuar.

CFP

CFP

Lam Sai-hung, sekretar për Transportin dhe Logjistikën i SAR Hong Kongut, ishte gjithashtu në tren për të dëshmuar momentin.  (Fatosi)

CFP

CFP