Dokumenti përfundimtar i samitit për paqen në Ukrainë nuk u mbështet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse
2024-06-17 12:55:45

Deklarata përfundimtare e samitit për paqen në Ukrainë i mbajtur në Zvicër nuk është mbështetur nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas një liste të publikuar të dielën nga mikpritësit zviceranë, dokumenti u miratua vetëm nga 80 nga 93 shtetet pjesëmarrëse në mbyllje të ngjarjes dyditore.

Vendet që nuk e mbështetën deklaratën përfshijnë gjashtë shtete nga grupi G20, Brazili, Meksika, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, India dhe Indonezia. Po ashtu, Armenia, Bahreini, Tajlanda, Libia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Vatikani bënë të njëjtë gjë, shkruan “ATSH”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh në favor të përfshirjes së Rusisë në një proces paqeje për Ukrainën.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Është e vërtetë se paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa përfshirë Rusinë”, deklaroi Scholz në konferencën e paqes në Zvicër.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytry Kuleba, konferenca solli përparim të rëndësishëm. Ai tha se të gjitha vendet që nuk ishin të pranishme ishin gjithashtu të vetëdijshme për shtysën e dhënë nga takimi.

“Në përgjithësi, procesi që është nisur është shumë i mirëpritur. Ne jemi në rrugën e duhur”,- tha ai.

Kuleba theksoi nevojën për ta mbështetur Ukrainën ushtarakisht me armët më cilësore të mundshme.

Foto:VCG

Foto:VCG

Qëllimi i këtij samiti ishte inicimi i një procesi paqeje në të cilin edhe Rusia do të përfshihej në planin afatgjatë. Zyrtarët rusë nuk u ftuan dhe as nuk shprehën dëshirën për të marrë pjesë. (Irma)