Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë regjistroi rritje në 5 muajt e parë të vitit
2024-06-17 11:24:09

Të dhënat nga Aleanca e Inovacionit të Baterive të Automjeteve në Kinë treguan se kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë u rrit në pesë muajt e parë të vitit, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë kësaj periudhe, kapaciteti i instaluar i baterive ishte 160.5 gigavat-orë (GWh), me një rritje prej 34.6 për qind në baza vjetore.

Të dhënat treguan se vetëm në maj prodhimi u rrit me 41.2 për qind në baza vjetore në 39.9 GWh.

Sektori i automjeteve me energji të re (NEV) ruajti një vrull të shëndoshë rritjeje në periudhën janar-maj.

Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhimi i NEV-ve u rrit në 3.93 milionë njësi në pesë muajt e parë, 30.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shitjet e NEV-ve u rritën me 32.5 për qind në 3.9 milionë njësi.

Kina ka ruajtur pozicionin e saj kryesor në mbarë botën për sa i përket prodhimit dhe shitjeve të NEV-ve për nëntë vjet rresht. (Fatosi)