Banka Qendrore e Kinës raporton progres në huadhëniet për inovacionin e teknologjisë shkencore
2024-06-16 13:22:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Banka Qendrore e Kinës raportoi përparim në strukturën e posaçme të huadhënies në mbështetjen e inovacionit të teknologjisë shkencore, transformimit teknik dhe rinovimit të pajisjeve, shkruan “Xinhua”.

Banka Qendrore ka përzgjedhur rreth 7000 firma si grupin e parë të firmave të pranueshme dhe i rekomandoi ato në 21 banka, thuhet në një deklaratë nga Banka Popullore e Kinës (PBOC).

Sipas bankës, nga objekti special i huadhënies me vlerë 500 miliardë juanë (rreth 70.47 miliardë dollarë amerikanë), 100 miliardë u caktuan për të mbështetur kreditë e para për firmat e vogla dhe të mesme të orientuara nga teknologjia shkencore në fazën e hershme të zhvillimit ose rritjes.  (Irma)