“Meta” shtyn lëshimin e softuerit të inteligjencës artificiale në Europë
2024-06-16 12:25:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjiganti i mediave sociale “Meta” ka shtyrë lëshimin e softuerit të ri të inteligjencës artificiale në Europë, pas shqetësimeve nga agjencitë e mbrojtjes së të dhënave, shkruan “ATSH”.

Autoriteti irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, përgjegjës për “Meta”- në BE, i ka kërkuar kompanisë që mos të trajnojë për momentin modelet e inteligjencës artificiale duke përdorur postimet e disponueshme publikisht në “Facebook” dhe “Instagram”.

“Pa trajnime me përmbajtje lokale, “Meta” nuk mund t’u ofrojë përdoruesve në Europë një përvojë të klasit të parë”,- bëri të ditur autoriteti.

“Meta” bëri të ditur se është e bindur se qasja e saj është në përputhje me ligjet dhe rregulloret europiane.

Lëvizja vjen pas kritikave se “Meta” ka ofruar vetëm një mundësi për njerëzit që të kundërshtojnë përdorimin e të dhënave të tyre, por nuk ka dhënë pëlqimin e qartë të përdoruesit.  (Irma)