Kryeministri Li: Kina do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të klasit të parë
2024-06-16 13:14:30

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez, Li Qiang, deklaroi të shtunën se Kina, me potencialin e saj të gjerë të tregut, është e përkushtuar të zgjerojë pa u lëkundur hapjen e nivelit të lartë dhe do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të klasit të parë dhe të mbështesë ndërmarrjet e huaja në arritjen më të mirë dhe zhvillim më të madh në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Deklarata e kryeministrit Li u bë ndërsa vizitoi kompaninë “Fonterra”, në Auckland të Zelandës së Re, së bashku me kryeministrin zelandez Christopher Luxon, ku u njohën me operacionet e biznesit dhe zhvillimin e kompanisë. Ata vizituan një ekspozitë produktesh dhe panë një demonstrim të procesit të prodhimit.

Për mbi 40 vjet, kompania “Fonterra” ka operuar dhe zgjeruar vazhdimisht biznesin e saj në Kinë dhe ky është një shembull mjaft i gjallë i bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm midis dy vendeve, tha Li.

“Ka potencial të madh për bashkëpunim në fusha të tilla si zhvillimi i gjelbër për të dy vendet dhe Kina mirëpret ndërmarrje nga Zelanda e Re që të vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësi të tilla”,- tha kryeministri Li.

Të dy udhëheqësit vizituan gjithashtu ekspozitën e teknologjisë bujqësore të Zelandës së Re. Bujqësia ka qenë gjithmonë një sektor aktiv i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, tha Li, duke shprehur besimin se të dyja palët do ta zbatojnë mirë planin strategjik të nënshkruar vitin e kaluar për përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit dypalëshj bujqësor, për të kryer në mënyrë aktive tregtinë në prodhimet bujqësore, të forcojë shkëmbimet në teknologjinë bujqësore dhe të arrijë më shumë rezultate bashkëpunimi.  (Irma)