Startoi në Shangai Festivali Ndërkombëtar i Filmit
2024-06-16 12:47:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Startoi Festivali i 26-të Ndërkombëtar i Filmit në Shangai (SIFF), me 14 filma vendas dhe ndërkombëtarë që konkurrojnë për çmimet “Golden Goblet Awards” të këtij viti, shkruan “Xinhua”.

Festivali, në të cilin do të shfaqen 461 filma nga e gjithë bota në mbi 1600 shfaqje anembanë Shangait, do të zgjasë deri më 23 qershor.

Në këtë event kulturor pritet të marrin pjesë rreth 450.000 shikues.

Çmimet e edicionit të 26-të të Kupës së Artë të SIFF-së përfshijnë pesë kategori konkurrimi: filma të metrazhit të gjatë, talente të reja aziatike, dokumentarë, filma të animuar dhe filma të shkurtër.

Një sërë ngjarjesh do të zhvillohen gjatë festivalit, duke përfshirë javën e filmit “Një brez, një rrugë” dhe javën e filmit fantastiko-shkencor.

E themeluar në vitin 1993, SIFF është një ngjarje prestigjioze globale, e nxitur nga ambicia e Shangait për t'u bërë një qendër kulturore ndërkombëtare. Ajo ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në rritje falë tregut të lulëzuar të filmit në Kinë. (Irma)