Trenat e mallrave Kinë-Europë raportuan volum rekord transporti në maj
2024-06-16 13:18:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë shënuan volumin më të lartë mujor të transportit në maj, njoftoi “China State Railway Group Co., Ltd.” (China Railway), citon “Xinhua”.

Gjatë muajit të kaluar, numri i shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë u rrit me 14 për qind në baza vjetre në 1724 udhëtime, ndërsa transporti i mallrave arriti në rreth 186.000 njësi TEU, 13 për qind më shumë se një vit më parë.

Kompania bëri të ditur se vëllimi i transportit në maj ishte rekordi më i lartë mujor në histori.

Që nga fillimi i vitit, Hekurudha e Kinës ka përshpejtuar ndërtimin e një sistemi logjistik modern hekurudhor, ka organizuar me kujdes transportin e mallrave dhe ka vazhduar të përmirësojë kapacitetin e transportit të mallrave dhe cilësinë e shërbimit të sistemit hekurudhor.

Të dhënat nga kompania treguan gjithashtu se në maj, hekurudhat e vendit transportuan 337 milionë tonë mallra, 2.8 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)