Rregullorja e Kinës për abuzimin kibernetik pritet të hyjë në fuqi në gusht
2024-06-16 11:57:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të nxitur një mjedis të shëndoshë në internet dhe për të mbrojtur interesat e publikut me publikimin e një grupi të ri rregullash që synojnë dhunën në hapësirën kibernetike, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht, shkruan “Xinhua”.

Rregulloret, të nxjerra së bashku nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC), Ministria e Sigurisë Publike, Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit, do të ofrojnë mbështetje të fortë për trajtimin e bullizmit në internet, pasi çështje të tilla kanë shkaktuar shqetësime në Kinë, thuhet në një deklaratë të administratës.

Dokumenti e përkufizon dhunën në internet si përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme ndaj individëve, si fyerje, thashetheme, shpifje dhe diskriminim.

Ai propozon krijimin dhe përmirësimin e mekanizmave për adresimin e informacionit të dhunshëm në internet, duke sqaruar se ofruesit e shërbimeve të informacionit kibernetik do të marrin përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e përmbajtjes në internet.

Rregullat përfshijnë edhe mbrojtjen e informacionit personal, si dhe monitorimin dhe paralajmërimin e hershëm kundër abuzimeve të mundshme në internet.

Rregullat e reja, duke u mbështetur në ligjet dhe rregulloret ekzistuese si ato për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e informacionit personal, do të forcojnë më tej sistemin e qeverisjes së Kinës për dhunën kibernetike, bëri të ditur administrata.

Rregullorja përbëhet nga 34 nene në 7 kapituj. Drafti u publikua nga CAC në korrik 2023 për të kërkuar opinione nga publiku. (Irma)