Shefi i Pentagonit kërkoi nga Izraeli të minimizojë viktimat civile në Gaza
2024-06-16 12:51:39

Kreu i Pentagonit (Foto Atsh)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i bëri thirrje Izraelit të mbrojë më mirë popullsinë civile në Rripin e Gazës, duke e cilësuar tepër të lartë numrin e viktimave mes tyre.

“Duhet të sigurohemi që po mbrojmë civilët në hapësirën e betejës. Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të minimizuar numrin e viktimave civile në zonën e luftimit. Arritja e objektivave ushtarake dhe mbrojtja e popullatës civile në një zonë luftimi nuk janë reciprokisht përjashtuese”,- tha Austin, shkruan “ATSH”.

Ai theksoi se Hamasi përzihet me popullsinë civile dhe i përdor ato si mburoja njerëzore, duke e përshkruar këtë si një taktikë të neveritshme.

Megjithatë, zyrtari amerikan tha se mbrojtja e popullatës civile është një imperativ strategjik.  (Irma)