Botohet artikulli i Xi Jinping-ut mbi zhvillimin me cilësi të lartë
2024-06-16 16:44:29

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një artikull i presidentit kinez Xi Jinping mbi zhvillimin me cilësi të lartë u botua të dielën në revistën "Qiushi". 

Në artikull vihet në dukje se zhvillimi me cilësi të lartë mund të përmbushë dëshirën në rritje të popullit për një jetë më të mirë dhe mishëron një ndryshim nga synimi për rritje në kërkimin e rritjes më të mirë.

 Artikulli thekson përshpejtimin e përpjekjeve për të arritur objektivin e shndërrimit në një vend të fuqishëm tekniko-shkencor me anë të risive, duke krijuar një model të ri zhvillimi dhe forca të reja prodhuese cilësore. 

Po ashtu, krahinat e ndryshme duhet të ndjekin një rrugë zhvillimi me cilësi të lartë në përputhje me realitetin. 

Artikulli e vë theksin gjithashtu në thellimin e reformës dhe hapjes me nivel të lartë në mënyrë të koordinuar, ndërthurjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe sigurisë me nivel të lartë, përmirësimin e sistemit të shqyrtimit e të vlerësimit për zhvillimin me cilësi të lartë dhe hartimin e masave madhore për thellimin e reformës, duke promovuar vazhdimisht zhvillimin me cilësi të lartë dhe modernizimin kinez. (Fani)