Më shumë se 1 miliard persona në Kinë kanë karta dixhitale të sigurimeve shoqërore
2024-06-16 11:54:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se numri i njerëzve në Kinë që mbajnë dhe kanë përdorur karta dixhitale të sigurimeve shoqërore i ka kaluar 1 miliard.

Sipas ministrisë, këto karta dixhitale ofrojnë akses në 100 shërbime kombëtare dhe më shumë se 50 miliardë raste të aksesimit të shërbimeve të tilla janë regjistruar në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Kartat e sigurimeve shoqërore ndahen në karta fizike dhe ato dixhitale. Deri në fund të marsit të këtij viti, numri i mbajtësve të kartave fizike në Kinë kishte arritur në 1.38 miliardë, duke mbuluar 98 për qind të popullsisë.

Shumë njerëz mbajnë karta të sigurimeve shoqërore fizike dhe dixhitale.

Vendi po promovon ndërtimin e një karte “të gjitha në një” për qytetarët e tij, duke u zotuar se sigurimi i aksesit në shërbimet e sigurimeve shoqërore të disponueshme për njerëzit në mbarë Kinën duke përdorur këtë kartë pritet të arrihet deri në vitin 2027.

Po ashtu, Kina do të përshpejtojë përpjekjet që mbajtësit e kartave të jenë në gjendje të kenë akses në shërbime gjithëpërfshirëse nëpër departamente dhe rajone të ndryshme.

Gjithashtu, do të zgjerohet fusha e aplikimit të kartave të sigurimeve shoqërore në trajtimet mjekësore, blerjen e ilaçeve, në transport dhe përvojë kulturore. (Irma)