Ministri gjerman: Aleatët europianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
2024-06-16 12:21:40

Nato (Foto Atsh)

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, bëri të ditur se aleatët europianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet ushtarake për një ndarje të drejtë të barrës në të dy anët e Atlantikut.

“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet të sigurojmë që NATO-ja të jetë në gjendje të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të saj, sa herë që kjo të jetë e nevojshme. Duhet të kemi një frenim të fortë dhe për këtë të gjithë anëtarët e aleancës japin kontributin e tyre”,- tha Pistorius, citon “ATSH”.

Ai theksoi se Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet ushtarake këtë vit, për të përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit për mbrojtjen.

Sipas tij, ky është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë partnerët e NATO-s. (Irma)