Flamuri amerikan (Foto Atsh)
Administrata amerikanë njoftoi se do të shpallë një program të madh të ndihmës për emigracionin, që u jep status ligjor qindra mijëra emigrantëve pa dokumente që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, shkruan “ATSH”.
Sipas medieve amerikane, duke cituar burime të njohura me planet, programi do të sigurojë leje pune dhe mbrojtje deportimi për emigrantët pa dokumente të martuar me shtetas amerikanë.
Kjo nismë do të krijonte një rrugë drejt statusit të përhershëm ligjor dhe shtetësisë amerikane, duke adresuar pengjesat ligjore që i pengojnë ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA të marrin kartën e gjelbër pa u larguar nga vendi.
Administrata gjithashtu planifikon të thjeshtojë proceset për emigrantët pa dokumente për të marrë viza të përkohshme, të tilla si vizat H-1B për punëtorët me kualifikim të lartë.
Ndërsa detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Angelo Fernandez, tha se administrata është angazhuar për të adresuar sistemin e prishur të emigracionit të vendit.
Skema thuhet se është ndër nismat më të mëdha të ndihmës për emigracionin, duke reflektuar gatishmërinë e shtuar të presidentit amerikan për të përdorur veprime ekzekutive për emigracionin përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
Sipas vlerësimeve të fundit të qeverisë, rreth 11 milionë emigrantë ndodhen në SHBA pa autorizim ligjor. (Irma)