Për tre muajt e sezonit turistik policët do të punojnë nga 12 orë
2024-06-16 11:34:20

Policia (Foto Panorama)

Efektivët e Policisë së Shtetit në Shqipëri do të punojnë 12 orë në ditë, duke nisur prej 15 qershorit deri më 15 shtator, për të përballuar sezonin turistik.

Me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, është hequr kufizimi i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj.

Tashmë përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, shkruan “Panorama”.

Po ashtu më 1 korrik hyn në fuqi edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë dhe do t’u paguhen edhe 6 muajt e parë të vitit 2024 paratë e ushqimeve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, nga 1 korriku, efektivët do t’i marrin paratë e ushqimeve çdo muaj. (Irma)