Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në rajonet jugore
2024-06-15 11:24:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria kineze e Burimeve Ujore e Kinës lëshoi të premten një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në katër rajone jugore të nivelit provincial.

Reshje të dendura shiu parashikohet të ketë Guangxi, Fujian, Yunnan dhe Guizhou nga e premtja deri të dielën, duke bërë që nivelet e ujit në lumenjtë kryesorë, si Xijiang dhe Minjiang, të tejkalojnë pragjet e paralajmërimit, bëhet e ditur në një njoftim të ministrisë, citon “Xinhua”.

Disa lumenj të vegjël rajonalë parashikohet të përjetojnë përmbytje të rënda, ndërsa zonat kodrinore janë më të prira ndaj përrenjve të fortë, sipas ministrisë, e cila ka dërguar ekipe pune në Fujian dhe Guangxi, zona të prekura më rëndë, për të dhënë udhëzime për parandalimin e përmbytjeve.

Departamentet përkatëse lokale njoftuan se po monitorojnë nga afër kushtet e përmbytjeve, duke shfrytëzuar projektet e ruajtjes së ujit dhe duke intensifikuar patrullimet e sipërme për të reduktuar më mirë rreziqet e përmbytjeve.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më e ashpër.  (Irma)