Çmimet e mjeteve të prodhimit në Kinë shënuan rënie
2024-06-15 11:54:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shumica e mallrave kapitale të monitoruara nga autoritetet statistikore të Kinës regjistruan çmime më të ulëta në fillim të qershorit krahasuar me fundin e majit, treguan të dhënat zyrtare të premten, cituar nga “Xinhua”.

Nga 50 mallrat kryesore të klasifikuara në nëntë kategori, duke përfshirë tuba çeliku, benzinë, qymyr, plehra dhe disa kimikate, 18 raportuan çmime më të larta gjatë kësaj periudhe, 29 patën rënie të çmimeve dhe tre regjistruan një çmim të pandryshuar, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe, çmimi i mishit të derrit u rrit me 10.7 për qind.

Këto shifra, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë me afro 2000 shitës me shumicë dhe shpërndarës në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë Kinën. (Irma)