Xi Jinping uron Matamela Cyril Ramaphosa për rizgjedhjen si President i Afrikës së Jugut
2024-06-15 16:39:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të premten, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Matamela Cyril Ramaphosas për rizgjedhje e tij si President i Afrikës së Jugut.

Xi Jinping u shpreh në mesazh se Kina dhe Afrika e Jugut kanë një besim të ndërsjelltë politik, si edhe një bashkëpunim dypalësh në të gjitha fushat me rezultate frytdhënëse.

"Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës e Afrikës së Jugut. Dëshiroj të punoj bashkë me Presidentin Matamela Cyril Ramaphosa për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe të partneritetit të gjithanshëm strategjik, duke dhënë kontribut për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e botës," u shpreh Presidenti Xi Jinping. (Fani)