Kina rinovon alarmin e verdhë për temperaturat e larta
2024-06-15 10:45:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi të premten një alarm të verdhë për temperatura të larta, pasi rajone të shumta po përjetojnë nxehtësi të madhe.

Sipas qendrës, cituar nga “Xinhua”, temperaturat në disa zona në Xinjiang, Shaanxi, Shanxi, Hebei, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei, Hunan, pellgun e Sichuan dhe ishullin Hainan arritën deri në 36 gradë Celsius.

Qendra parashikoi temperatura maksimale prej 37 deri në 39 gradë Celsius në pjesë të Xinjiang, Shaanxi, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei dhe Chongqing, ndërsa në disa të tjera mbi 40 gradë.

Qendra këshilloi shmangien e aktiviteteve në natyrë gjatë temperaturave të larta dhe marrjen e masave paraprake për të mbrojtur grupet vulnerabël si fëmijët dhe të moshuarit.

Kina ka një sistem paralajmërimi me tre nivele për temperaturat e larta, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia dhe e verdha. (Irma)