Ministri Hasani, takime në Finlandë për politikën e jashtme dhe perspektivën e integrimit në BE
2024-06-15 11:14:41

Ministri Hasani ne Finlande (Foto Atsh)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Finlandë, zhvilloi një takim me shoqatën finlandeze “Paasikivi Seura”, ku u diskutua në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, bashkëpunimin për sigurinë me aleatët në NATO dhe perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, shkruan “ATSH”.

“Në bisedën me kryetaren e grupit të miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen, sigurova se Shqipëria, në bashkëpunim me aleatët baltikë, mbetet e përkushtuar në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj”, u shpreh ministri Hasani.

“Paasikivi Seura” është një organizatë joqeveritare e pavarur e specializuar në organizimin e takimeve, prezantimeve, seminareve dhe eventeve të tjera, ku lektorët vendas dhe të huaj mund të diskutojnë tema të politikës ndërkombëtare dhe të jashtme.  (Irma)