Gjermania regjistron rritje të kompanive që falimentojnë
2024-06-15 12:05:32

Biznes ne Gjermani (Foto Atsh)

Në tre muajt e parë të vitit, 5209 kompani kanë paraqitur kërkesën për falimentim në Gjermani, bëri të ditur Enti Federal i Statistikave, shkruan “ATSH”.

Vlera e tremujorit të parë të këtij viti ishte 26.5% më e lartë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Po ashtu, ajo ishte 11.2% më e lartë se i njëjti tremujor në vitin 2020.

Në maj 2024 u deklaruan 25.9% më shumë falimentime të rregullta krahasuar me një vit më parë.

Sipas statisticienëve të qeverisë, ritme dyshifrore rritjeje vjetore janë regjistruar që nga qershori 2023.

Rastet përfshihen në statistika vetëm pas vendimit të parë të gjykatës për falimentimin.

Në shumë raste, data efektive e aplikimit për falimentim është pothuajse tre muaj më parë.

Ekspertët parashikojnë se numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani pritet të rritet në rreth 20.000 këtë vit. (Irma)