Temperatura rekord në Kuvajt, arrijnë deri në 54 gradë celsius
2024-06-15 11:36:48

Kuvajti (Foto Rtsh)

Kuvajti regjistroi temperatura rekord, në mbi 50 gradë celcius.

Vendasit e kanë përshkruar vapën si të papërballueshme gjatë verës, shkruan “RTSH”.

Qyteti i Kuvajtit është një metropol betoni, dhe si i tillë, ruan nxehtësinë.

Qyteti, i cili njihet për rezervat e mëdha të naftës, ka reshje të pakta shiu.

Qeveria e Kuvajtit ka këshilluar njerëzit që të evitojnë daljet gjatë orareve të pikut të temperaturave dhe që funeralet të mbahen gjatë orëve të darkës.

Vendasit kanë raportuar për zogj dhe kafshë të ngordhura, me shumë gjasa nga temperaturat tepër të larta.

Por, edhe kur Qyteti i Kuvajtit nuk përballet me nxehtësi rekord, temperaturat mesatare janë ende goxha të larta, duke arritur në 45 gradë celcius. (Irma)