Aleatët e NATO-s miratojnë planin për ndihmë për sigurinë dhe trajtimin e ushtarëve ukrainas
2024-06-15 11:30:32

Shefi i Natos (Foto Atsh)

Vendet e NATO-s miratuan planin për misionin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas, thanë burimet e aleancës, cituar nga “ATSH”.

Misioni, i quajtur “Ndihma dhe Trajnimi për Sigurinë për Ukrainën” (NSATU), do të ofrojë për herë të parë ndihma ushtarake për Ukrainën nga strukturat zyrtare të NATO-s.

Deri më tani, vendet e NATO-s kanë koordinuar këtë ndihmë përmes një grupi jozyrtar të udhëhequr nga SHBA-ja, të quajtur Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).

Kalimi i përgjegjësisë është një element i një propozimi më të gjerë, ende në diskutim, që aleatët e NATO-s të angazhohen për një ndihmë afatgjatë për të mbështetur Ukrainën.

Ky propozim do të diskutohet më tej në samitin e liderëve të NATO-s në Uashington në korrik.

Marrëveshja nuk përfshin ndonjë angazhim specifik financiar, por përcakton se ndihma e përbashkët do të koordinohet nga NATO-ja. (Irma)