96.4 për qind e subjekteve të biznesit kinez nga sektori privat
2024-06-15 11:46:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i subjekteve private të biznesit në Kinë arriti në 180.45 milionë deri në fund të majit, duke përbërë 96.4 për qind të totalit të subjekteve të biznesit të vendit, njoftoi Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut, shkruan “Xinhua”.

Ky proporcion është rritur nga 95.5 për qind e regjistruar në vitin 2019. Sipas administratës, Kina tani ka afro 55.18 milionë kompani private dhe mbi 125.27 milionë biznese me të vetëpunësuar.

Sektori privat i Kinës ka luajtur një rol kyç në nxitjen e industrive të teknologjisë së lartë dhe atyre në zhvillim të vendit.

Në sektorin e prodhimit, për shembull, bizneset private aktualisht përbëjnë 96.1 për qind të totalit të kompanive prodhuese në Kinë, nga 95.9 për qind në vitin 2019.

Pesha e bizneseve private në sektorin e kërkimit shkencor dhe shërbimeve teknike është rritur nga 91.9 për qind në vitin 2019 në 94.4 për qind aktuale.

Kina ka promovuar prej kohësh zhvillimin e sektorit privat dhe ka ndjekur vazhdimisht krijimin e një mjedisi biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe ndërkombëtar.

Në fillim të këtij viti, Kina njoftoi se kishte filluar hartimin e një ligji në lidhje me promovimin e ekonomisë private. (Irma)