Gansu përpiqet të përmirësojë të ardhurat e njerëzve në mes të zhvillimit me cilësi të lartë
2024-06-15 11:21:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në një përpjekje për të përmirësuar të ardhurat e njerëzve, provinca Gansu e Kinës veriperëndimore ka qenë e suksesshme në përpjekjet e saj për të balancuar zhvillimin rajonal dhe industrial, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

“Norma e rritjes ekonomike të Gansu ka mbetur ndër më të mirat në mbarë vendin për shtatë tremujorë radhazi që nga viti 2022”,- deklaroi në një konferencë për shtyp guvernatori i provincës, Ren Zhenhe.

Sipas tij, autoritetet janë fokusuar në forcimin e teknologjive dhe industrive, duke avancuar zhvillimin e kryeqendrës dhe të qarqeve të provincës.

Ai tha se agregati ekonomik i Gansusë arriti në 1.18 trilionë juanë (165.8 miliardë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, 2.2 herë më shumë se ai i vitit 2012.

Ren theksoi se për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë me cilësi të lartë, Gansu do të vazhdojë të rigjallërojë bazat e vjetra industriale, të zhvillojë forca të reja prodhuese cilësore, sipas kushteve lokale, dhe të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi industrial modern me karakteristika lokale. (Irma)