Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
2024-06-15 12:00:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afro 11.5 milionë njësi në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara të premten nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë, cituar nga “Xinhua”.

Vetëm në maj, shitjet e makinave arritën afërsisht 2.42 milionë njësi, me një rritje prej 1.5 për qind në baza vjetore.

Në bazë mujore, prodhimi i majit u rrit me 2.5 për qind.

Sektori i automjeteve me energji të re (NEV) ruajti një vrull të shëndoshë rritjeje në periudhën janar-maj. Prodhimi i tyre u rrit me 30.7 për qind në pesë muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 3.93 milionë njësi, ndërsa shitjet arritën në 3.9 milionë njësi, duke shënuar një rritje të shpejtë prej 32.5 për qind.

Eksportet e makinave të Kinës arritën në 2.31 milionë njësi nga janari në maj, duke u rritur me 31.3 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave. (Irma)