Kina kundërshton me vendosmëri rritjen e tarifave nga Turqia ndaj makinave kineze
2024-06-14 17:15:34

CFP

CFP

Kina është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton fuqimisht vendimin e Turqisë për të vënë tarifa të përkohshme për importet e automjeteve kineze, tha të premten Ministria kineze e Tregtisë.

Kina do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze, theksoi në një deklaratë zëdhënësi i kësaj ministrie.