Temperaturat e larta, autoritetet greke mbyllën kopshtet dhe shkollat fillore
2024-06-14 10:32:25

Foto nga VCG

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë arriti kulmin të enjten, ku termometri shënoi deri në 43 gradë Celsius.

Në bashkinë e Athinës si dhe në shumë bashki të tjera, kopshtet dhe shkollat fillore u mbyllën të enjten, ndërsa shkollat e mesme qëndruan të hapura.

Të mërkurën, autoritetet greke kufizuan vizitat në monumentin më të famshëm të Akropolit, në oraret e pikut të ditës, për shkak të temperaturave të larta, shkruan “RTSH”.

Mbyllja e Akropolit është kthyer në një trend të përvitshëm, pasi Greqia, së bashku me shumë vende të tjera europiane, vazhdon të përjetojë vera të nxehta.

Temperaturat e larta po ngjallin frikën për një tjetër verë shumë të nxehtë për disa pjesë të Europës, duke rritur rreziqet e një sezoni shkatërrues të zjarreve dhe duke kërcënuar shëndetin e njerëzve. (Irma)