Kryediplomati amerikan: Hamasi ka kërkuar ndryshime në propozimin për armëpushim
2024-06-14 17:12:28

foto nga CFP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken / foto nga CFP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Hamasi ka kërkuar disa ndryshime të propozimit për armëpushim në Gaza dhe se disa prej tyre mund të merren në konsideratë, shkruan “RTSH”.

Por, sipas tij, disa nga propozimet e Hamasit shkojnë përtej asaj që grupi islamik kishte pranuar më parë në bisedimet për një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza.

“Ne jemi të vendosur që të përpiqemi të kapërcejmë hendekun me Hamasin”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Kryediplomati amerikan theksoi se nëse Hamasi vazhdon të kundërshtojë përpjekjet për kapërcimin e mosmarrëveshjeve, kjo do të tregojë qartë se ata kanë zgjedhur vazhdimin e luftës në Gaza.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit po shqyrtojnë që të martën përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit për armëpushim në Gazë.

John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, tha se

Hamasi dhe grupi militant Xhihadi Islamik bënë të ditur se janë të gatshëm ta shohin nën dritë pozitive mundësinë e një marrëveshjeje, duke i dhënë përparësi përfundimit të plotë të luftës.

Mes palëve ka pika të mundshme mosmarrëveshjeje, përfshirë kërkesën e Hamasit që Izraeli të tërheqë forcat nga Gaza dhe qëndrimin e Izraelit se synimi i tij është mposhtja e Hamasit. (Irma)