Miniroveri inteligjent i Chang'e-6 kap foton në anën e largët të Hënës
2024-06-14 11:18:01

Foto nga VCG

Një foto e fundit e sondës kineze Chang'e-6 në anën e largët të Hënës ka kapur një moment historik në eksplorimin njerëzor hënor.

Fotografia është bërë nga një mini rover që u dërgua në Hënë nga misioni Chang'e-6, shkruan “Xinhua”.

Sonda ka mbledhur mostra nga ana e largët e Hënës dhe aktualisht është në orbitën hënore, në pritje të kohës optimale për udhëtimin e saj të kthimit.

Mini roboti autonom inteligjent u ngjit në tokëzues gjatë udhëtimit të misionit në Hënë, sipas Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Ajrore të Kinës (CASC).

Pasi Chang'e-6 mblodhi mostrat në anën e largët të Hënës, mini roveri u shkëput në mënyrë autonome nga zbarkimi, u zhvendos në një pozicion të përshtatshëm, zgjodhi një kënd ideal për fotografinë dhe më pas kapi imazhin.

Veprimi i tij inovativ shënon një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e inteligjencës autonome në përpjekjet e Kinës për eksplorimin e hapësirës së thellë, duke premtuar një ndikim pozitiv në eksplorimin e ardhshëm hënor, bëri të ditur CASC. (Irma)