Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj thatësirës
2024-06-14 10:08:17

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore e Kinës aktivizoi të mërkurën një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj thatësirës në tetë rajone të nivelit provincial, bën të ditur “Xinhua”.

Që nga fillimi i majit, reshjet e pakta dhe temperaturat e larta kanë çuar në thatësirë në pjesë të gjera të vendit, duke përfshirë Hebei, Shanxi, Jiangsu, Anhui, Shandong, Henan, Shaanxi dhe Gansu, sipas ministrisë.

Thatësira ka të ngjarë të zgjasë ose të përkeqësohet gjatë 10 ditëve të ardhshme dhe autoriteteve vendore u është kërkuar të shfrytëzojnë transferimin e ujit për të siguruar një furnizim me ujë.

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës dërgoi dy ekipe pune në Shandong dhe Henan - dy provinca që janë prekur rëndë - për të ofruar udhëzime për ndihma nga fatkeqësitë.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave u ka bërë thirrje departamenteve përkatëse qeveritare që të monitorojnë kushtet e thatësirës, të formulojnë plane emergjente dhe të forcojnë udhëzimet për teknikat bujqësore.  (Irma)