Kryeministri Li: Përmirësimi ekonomik i Kinës do të sjellë mundësi të reja për zhvillimin global
2024-06-14 19:12:29

Xinhua

Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang deklaroi të premten se përmirësimi i strukturës ekonomike të Kinës do të sjellë mundësi të reja për zhvillimin global.

Li i bëri deklaratat gjatë takimit me përfaqësuesë nga sektorët industrialë dhe tregtarë në Oklend, Zelandën e Re. Kryeministri kinez po zhvillon një vizitë zyrtare në këtë vend.

Kina po ndjek modernizimin nëpërmjet zhvillimit të cilësisë së lartë, ndaj përmirësimet e ndryshme do të sjellin mundësi të reja për zhvillimin global, vuri në dukje ai.

Ai tha se përshkallëzimi i konsumit do të zgjerojë kërkesat e reja të tregut. Do të ketë një nevojë në rritje për mallra me cilësi të lartë si bulmetrat dhe produktet shëndetësore apo mishi i viçit dhe mishi i qingjit nga Zelanda e Re.

Përmirësimi industrial do të hapë më shumë fusha bashkëpunimi dhe mundësi biznesi në energjitë e reja, teknologjinë e informacionit, biomjekësinë dhe industritë e tjera në zhvillim, vuri në dukje ai.

Përmirësimi i tregtisë do të krijojë hapësira të reja për zhvillim. Potenciali i bashkëpunimit në tregtinë e shërbimeve dhe tregtinë elektronike ndërkufitare do të zhvillohet me një ritëm më të shpejtë, shtoi ai.

Kryeministri kinez shpreson se sipërmarrësit e Zelandës së Re do të shfrytëzojnë në maksimum këtë situatë, do të përdorin mundësitë dhe do të japin rezultate më të mëdha. 

Kina do të jetë gjithmonë e hapur për sipërmarrjet nga Zelanda e Re dhe vendet e tjera, tha Li. (Xu Guang)