Kryeministri Rama: Shqipëria ka tashmë mundësi konkurruese për punësimin në turizëm
2024-06-14 11:00:33

Foto nga VCG

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe arsyet për t’u ndier optimistë për turizmin dhe u bëri thirrje shqiptarëve që punojnë në shërbime të tilla në vendet fqinje të vijnë dhe të punojnë në vendin e tyre, shkruan “ATSH”.

“Gjithçka është ndryshe tani dhe për këtë arsye thirrja ime është që ndryshimi i madh që ndodh çdo ditë do të jetë jashtëzakonisht i dukshëm, i prekshëm dhe i panevojshëm për t’u vënë më në diskutim për pak vite kur ne të ngjitemi në atë majën e Shqipërisë 2030 dhe kur padiskutim të jemi në kushtet që nuk do të rrimë të presim sa turistë të tjerë më shumë do të vijnë. Por, do të jemi të kujdesshëm që të ruajmë balancën mes numrit dhe të ardhurave pa shkuar vetëm pas numrit, por duke shkuar në radhë të parë pas të ardhurave”, deklaroi kryeministri Rama.

Sipas tij, falë turizmit, rritjes së ekonomisë dhe i theksit që qeveria ka vënë te rritja e pagave, Shqipëria ka ndryshuar dhe është bërë vend i preferuar edhe nga të tjerët për të punuar.

“Shqipëria është e gatshme të përfshijë dhe të integrojë në tregun e punës në turizëm ata të cilët kanë bërë eksperiencë, kanë mësuar në vendet e tjera të shërbejnë, të punojnë në kuzhinë, të punojnë në recepsion e kështu me radhë, duke u ofruar pa diskutim një mundësi shumë konkurruese”,- u shpreh kryeministri Rama. (Irma)