Temperaturat e larta të verës, mjekët apelojnë për kujdes
2024-06-14 16:25:02

Temperaturat e larta (Foto Rtsh)

Temperaturat e larta (Foto Rtsh)

Stina e verës, me temperatura të larta, shton edhe rrezikun për ndërlikime në shëndetin e njeriut. 

Mjekët apelojnë që të gjithë njerëzit, por sidomos fëmijët dhe të moshurit, apo të sëmurët me hipertension dhe probleme të zemrës, të bëjnë kujdës dhe të shmangin orët e pikut në ambiente të jashtme, kur rrezatimi është i lartë dhe i dëmshëm.

Ata këshillojnë që të konsumohet sa më shumë ujë, si dhe perime e fruta, për të rritur imunitetin e trupit, shkruan “RTSH”.

Temperaturë, gjendje të fikti, djersitje, të përzierja apo dhembje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet. 

Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta. 

Nëse simptomat zgjasin në kohë duhet të kërkohet ndihma e mjekut. (Irma)