Dialogu "Track 1.5" Kinë-ShBA, konsensus për shtimin e komunikimit dhe shmangien e konflikteve
2024-06-14 10:54:01

Foto nga IDCPC

Dialogu i 2-të "Track 1.5" Kinë-ShBA, i mbajtur në Pekin të enjten, arriti konsensus që Kina dhe ShBA-ja duhet të forcojnë komunikimin, të trajtojnë siç duhet dallimet dhe të shmangin konfrontimet.


Afro 30 përfaqësues nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë bashkëkryetarin e Bordit të Administrimit të Shoqatës së Azisë John Thornton, morën pjesë në dialog dhe zhvilluan shkëmbime mendimesh të sinqerta, të thella dhe konstruktive. Tema e dialogut ishte "Ndarja e perspektivave dhe gjetja e zgjidhjeve për çështjet kyçe dhe të ngutshme".


Të dyja palët ranë dakord se zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane përputhet me interesat e të dy popujve dhe me shpresat e përgjithshme të komunitetit ndërkombëtar. Kina dhe ShBA-ja duhet t'i përmbahen bashkëjetesës paqësore, të shmangin konfliktet e kundërvënien, të forcojnë njohjen e ndërsjellë dhe dialogun, të thellojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia, tregtia, ndryshimet klimatike, shëndetësia e inteligjenca artificiale dhe të promovojnë shkëmbimet njerëzore, veçanërisht ato ndërmjet të rinjve.

Të dyja palët pranuan rëndësinë e forcimit të menaxhimit të rrezikut dhe trajtimit të duhur të dallimeve, duke marrë përsipër përgjegjësitë e tyre si vende kryesore në trajtimin e përbashkët të sfidave globale.

Së fundi, të dyja palët ranë në një mendje të vazhdojnë thellimin e dialogut dhe përpjekjet për komunikim, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.