Kina ka 440 milionë automjete dhe 530 milionë shoferë
2024-06-14 16:22:42

foto nga CFP

Rruga në qytetin Shenzhen / foto nga CFP

Deri në fund të majit të këtij viti, numri i mjeteve motorike në Kinë kishte arritur në 440 milionë, ku 340 milionë janë vetura, ndërsa numri i përgjithshëm i drejtuesve ka arritur në 530 milionë, shkruan “China Daily”.

Wang Qiang, drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Trafikut në Ministrinë e Sigurisë Publike, tha se gjatë 10 viteve të fundit rritja mesatare vjetore e regjistrimeve të makinave ka arritur në 20 milionë dhe numri mesatar vjetor i shoferëve të rinj ka arritur në 28 milionë.

Sipas tij, si për sa i përket sasisë totale dhe sasisë në rritje, Kina renditet e para në botë.

Ministria ka vazhduar të përmbushë pritshmëritë e reja të publikut për shërbime efikase, të përshtatshme dhe inteligjente. Mbi 100 masa reformash janë futur që nga viti 2017, duke ulur kostot për njerëzit dhe bizneset me më shumë se 100 miliardë juanë, tha Wang.

Masat gjithashtu kanë reduktuar numrin e dokumenteve të kërkuara me mbi 4 miliardë, duke ofruar lehtësi për më shumë se 100 milionë njerëz me inspektime të automjeteve ndër-krahinore, aplikime për licencë dhe zëvendësime, tha ai, duke shtuar se do të kryhen reforma të mëtejshme për të lehtësuar dhe të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve të menaxhimit të trafikut. (Irma)