Forumi i 16-të i Ngushticës do të mbahet në Fujian
2024-06-13 11:36:29

Foto nga VCG

Forumi i 16-të i Ngushticës do të mbahet në provincën Fujian të Kinës lindore, deklaroi një zëdhënës i Kinës kontinentale, citon “Xinhua”.

Konferenca kryesore është planifikuar të fillojë më 15 qershor, me vendin kryesor të caktuar në qytetin bregdetar Xiamen, tha Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.

Sipas tij, rreth 7000 njerëz nga prejardhje të ndryshme në Tajvan janë ftuar të marrin pjesë në forum, duke përfshirë përfaqësues nga partitë politike, bashkësponsorizues të ngjarjeve, profesionistë nga industri të ndryshme, drejtues të organizatave sociale dhe anëtarë të qarqeve fetare.

Zëdhënësi tha se një total prej 50 eventesh do të mbahen gjatë forumit njëjavor, duke u fokusuar në promovimin e shkëmbimeve dhe komunikimit kulturor dhe ekonomik mes njerëzve në nivelin primar përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Forumi do të bashkorganizohet nga 86 institucione nga të dyja anët e ngushticës dhe përgatitjet pothuajse kanë përfunduar.

Forumi i parë i Ngushticës u mbajt në vitin 2009 në Fujian me më shumë se 8000 pjesëmarrës nga Tajvani. (Elona)