Guvernatori Sejko: Turizmi arkëtoi 4.2 miliardë euro në vitin 2023
2024-06-13 11:23:06

Foto nga VCG

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se vetëm gjatë vitit 2023 janë arkëtuar nga turizmi 4.2 miliardë euro. Me këto shifra, Shqipëria u rendit në vendin e 4-t në botë për rritjen e turizmit, përcjell “RTSH”.

Gjatë konferencës së prezantimit të kalendarit kombëtar turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës përmes aplikacionit TEA, guvernatori Sejko tha se turizmi rriti besimin tek investitorët e huaj sidomos në zonat bregdetare dhe se formalizoi ekonominë.

“Progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm. Janë arkëtuar 4.2 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje ka vijuar edhe në fillim të 2024-s dhe ne shohim një rritje me 40% të truizmit në vijimësi duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të mira të turizmit në rajon. Rritja e turizmit ka sjellë përmirësim të imazhit të vendit tek investitorët e huaj. Kemi formalizuar ekonominë dhe sot vendi ka dalë nga lista gri e “Moneyval”. Është rritur besimi i partnerëve dhe investitorëve të huaj në vendin tonë. Turizmi do të ndikojë në progresin e vendit dhe për të promovuar bizneset lokale”,- tha guvernatori Sejko. (Elona)