Kryeministri i Kinës mbërrin në Zelandën e Re për një vizitë zyrtare
2024-06-13 13:05:04

Kryeministri i Kinës Li Qiang mbërriti të enjten në Uellington për një vizitë zyrtare në Zelandën e Re. Kjo do të jetë ndalesa e parë e turit në tre vende, nga 13 deri më 20 qershor.

Foto:VCG

Foto:VCG

Li tha pas mbërritjes, se pret që të ketë shkëmbime të thelluara pikëpamjesh me udhëheqësit dhe njerëzit e Zelandës së Re, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët, thellimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si edhe përforcimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Zelandë e Re.

Ky vit shënon 10 vjetorin e vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Zelandës së Re, tha Li, duke vënë në dukje se vizita e tij synon të vazhdojë miqësinë tradicionale, të promovojë bashkëpunimin me përfitime reciproke dhe të nxisë zhvillimin e përbashkët.

Gjatë qëndrimit të tij, kreu i qeverisë kineze do të takohet me Guvernatoren e Përgjithshme Cindy Kiro, kryeministrin Christopher Luxon dhe zyrtarë të tjerë të Zelandës së Re për marrëdhëniet dypalëshe, si edhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.

Ai do të zhvillojë vizita zyrtare në Australi dhe Malajzi. Gjithashtu do të bashkëkryesojë Takimin e Nëntë Vjetor të Udhëheqësve Kinë-Australi me homologun australian Anthony Albanese. (Zhang Yan/Elona)