Çmimet e shitjes me shumicë në fermat e Kinës, në rënie
2024-06-13 11:34:28

Foto nga VCG

Indeksi i çmimeve të shitjes me shumicë të produkteve bujqësore të Kinës ra në 113.59 të martën, 0.84 pikë më pak krahasuar me nivelin e regjistruar më 7 qershor, sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Në kundërshtim me trendin e përgjithshëm, çmimi mesatar i shitjes me shumicë për mishin e derrit, mishin kryesor të vendit, u rrit me 1.8 për qind në 24.6 juanë (rreth 3.5 dollarë amerikanë) për kilogram brenda pesë ditësh, shkruan “Xinhua”.

Po ashtu, rënie pësoi edhe çmimi i vezëve, ndërsa ai i perimeve qëndroi i pandryshuar në 4.38 juanë për kilogram.

Sipas ministrisë, çmimi i gjashtë llojeve kryesore të frutave u rrit me 0.5 për qind në 7.33 juanë për kilogram gjatë kësaj periudhe. (Elona)