Ministri Gonxhja: 200 mijë të rinj mundësi për punë dhe pushime në sektorin e turizmit
2024-06-13 11:07:35

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u bëri thirrje studentëve dhe të rinjve që kanë arsim profesional, që të bëhen pjesë e turizmit, për punë dhe për pushime.

Gjatë prezantimit të Kalendarit Turistik të Eventeve përmes aplikacionit TEA 2.0, ministri tha se për 200 mijë të rinj që ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë, turizmi mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një verë me një eksperiencë tjetër pune dhe të ardhurash, por edhe pushimesh të bukura, citon “ATSH”.

“Kjo është një thirrje që ndihmon ekonomisë e vendit dhe kjo vlerë e madhe e kapitalit human që është në bankat e shkollave të mos e shohë verën vetëm si një shkëputje, por si një angazhim

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja (Foto ATSH)

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja (Foto ATSH)

të vërtetë për përfitime ekonomike, por dhe në drejtim të njohjes së vendit”,- tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se fokusi mbetet identifikimi dhe promovimi i historisë dhe trashëgimisë së Shqipërisë për brezat e rinj, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit. (Elona)