Thatësira godet rëndë në Henan, dëmtohen të mbjellat
2024-06-13 11:24:31

Provinca Henan lëshoi një alarm portokalli për thatësirën të mërkurën, pasi 72 qendra kombëtare meteorologjike në 16 qytete regjistruan temperatura të larta për 10 ditë rresht, njoftoi Qendra Meteorologjike Henan.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vlerësohet se thatësira do të vazhdojë deri më 20 qershor, shkruan "China Daily”.

Qendra këshilloi autoritetet vendore të marrin masa paraprake, të tilla si aktivizimi i burimeve rezervë ujore, kufizimi i përdorimit të ujit për industritë që konsumojnë sasi të mëdha uji dhe kryerja e operacioneve të mbjelljes atmosferike për të gjeneruar reshje artificialisht.

Foto:VCG

Foto:VCG

Yang Yajun, zyrtar i Departamentit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale në Henan, tha se vazhdimi i nxehtësisë mund të ketë ndikim negativ në kulturat bujqësore. (Elona)