Presidenti ukrainas: Konfliktit me Rusinë do t’i japim fund sipas kushteve tona
2024-06-13 14:50:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk do të ketë kompromis me presidentin rus, Vladimir Putin, kur bëhet fjalë për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve, që nisi në shkurt 2022.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Koha për kompromis ka mbaruar, kur Putin zgjodhi të bënte agresorin duke shkaktuar viktima. Ne do t’i japim fund konfliktit sipas kushteve tona”,- tha Zelensky gjatë një fjalimi në Parlamentin gjerman, shkruan “ATSH”.

Presidenti Zelensky përsëriti dhe interesin e Ukrainës për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor.

Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së i hapën dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Zelensky mori pjesë në Konferencën dyditore të Rimëkëmbjes së Ukrainës në Gjermani, ku liderë dhe kryediplomatë nga mbi 60 vende u fokusuan në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për stabilizimin ekonomik të vendit, rimëkëmbjen dhe reformat për pranimin në BE. (Elona)