Autoritetet greke mbyllin Akropolin për shkak të temperaturave përvëluese
2024-06-13 11:26:55

Akropoli i Athinës, vendi më i vizituar në Greqi, u mbyll të mërkurën për publikun në orët më të nxehta të ditës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Kulturës njoftoi mbylljen në orët e pikut të vapës, pasi temperaturat shkuan mbi 40 gradë Celsius, shkruan “ATSH”.

Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi për një rrezik shumë të lartë zjarresh, veçanërisht në rajonin e Atikës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në disa zona, përfshirë edhe kryeqytetin, shkollat po ashtu u mbyllën dhe u rekomandua puna online për punonjësit publikë.

Shërbimet e ambulancës dhe autoritetet mjekësore prej dy ditësh janë në gatishmëri. (Elona)