Stoltenberg: NATO do të mbrojë çdo aleat në rast të një sulmi kundër tyre
2024-06-13 12:45:27

Foto nga VCG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka premtuar shteteve në krahun lindor të aleancës mbështetje të plotë në rast të një sulmi kundër tyre.

“NATO ka forcat, burimet, aftësitë dhe vullnetin politik për të mbrojtur çdo aleat”,- deklaroi Stoltenberg pas një takimi në Riga me presidentin leton, Edgars Rinkevics.

Stoltenberg ndodhej në Riga në kuadër të takimit të Grupit të Nëntë të Bukureshtit, që përfshin Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe tre shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington në korrik.

“Samiti B9 është një platformë simbolike dhe shumë praktike për të koordinuar pozicionet tona për forcimin e mëtejshëm të Aleancës, sigurinë rajonale dhe mbështetjen tonë për Ukrainën”,- tha Rinkevics, citon “Panorama”.

Nëntë vendet në Europën Qendrore dhe Lindore janë të shqetësuara për sigurinë e tyre duke parë situatën me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Grupi u themelua me iniciativën e Polonisë dhe Rumanisë, pas aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Samiti i radhës i rregullt i NATO-s do të zhvillohet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik. (Elona)