Vetëm bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të ndërsjella
2024-06-12 17:36:16

Samiti i liderëve të G7-s për vitin 2024 do të mbahet nga 13 deri më 15 qershor në Itali. Edhe këtë herë Kina do të jetë një temë e pashmangshme e këtij samiti. Në takimet e fundit të ministrave të jashtëm dhe të financave të G7-s, pjesëmarrësit kanë kritikuar Kinën për të ashtuquajturat "politika dhe praktika jotregtare" të supozuara, duke bërë përpjekje të krijojnë një grup të përbashkët brenda G7-s për të ashtuquajturin "çrrezikim".

(Foto: VCG)

Produktet kineze janë të njohura për raportin cilësi/çmim më të mirë, gjë që është rezultat i konkurrencës së lirë të tregut, pa ndonjë subvencion të ndaluar nga Organizata Botërore e Tregtisë. Në sektorët si energjia e re, ekonomia e platformës dhe produktet eletronike të konsumit, shumica e ndërmarrjeve kryesore në Kinë janë ndërmarrje private. Në vitin 2023, një e treta e eksporteve dhe importeve të Kinës u realizuan nga kompanitë e huaja. Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të promovuar liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, duke ofruar mundësi për botën nëpërmjet zinxhirit të furnizimit dhe tregut të saj të madh.

(Foto: VCG)

Sidoqoftë, edhe brenda G7-s po dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra kundër përplasjeve tregtare me Kinën. Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, ka thënë se Kina mbetet një partnere ekonomike për Evropën dhe një luftë tregtare me Kinën nuk u shërben interesave të asnjë vendi. Ministri gjerman i Financave Christian Lindner theksoi gjithashtu se në një luftë tregtare ka vetëm humbës dhe asnjëherë fitues.

Vetëm duke hequr dorë nga mendësia e lojës ku "fituesi merr gjithçka" dhe duke mbajtur një qëndrim mendjehapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kërkuar pikat e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim, mund të arrihen përfitime të ndërsjella.