Avioni C919 i Kinës do të inaugurojë të premten linjën e re të fluturimit
2024-06-12 17:31:21

foto nga VCG

foto nga VCG

Kompania ajrore China Eastern Airlines njoftoi se të premten do të fillojë funksionimi i linjës së katërt të planifikuar komerciale për avionin e saj C919, që lidh Shangain me Guangzhoun.

Duke filluar nga e premtja, avionit MU5309 do të niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait Hongqiao në 9:30 të mëngjesit, me një mbërritje të parashikuar në Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun në 11:55. Fluturimi MU5316 i kthimit, është planifikuar të niset nga Guangzhou në 13:30, duke synuar të zbresë në Shangai në 16:00.

Aktualisht, kompania China Eastern Airlines është transportuesi i vetëm që operon me avionin e madh C919 të prodhuar në Kinë, me një flotë që përbëhet nga 6 njësi. Veçanërisht, kapaciteti i fluturimit në linjën Shangai-Guangzhou është rritur në 36 fluturime ditore, duke vendosur lidhje të fuqishme midis dy qyteteve të mëdha.

foto nga VCG

foto nga VCG

Avioni i gjashtë C919 iu bashkua flotës së kompanisë China Eastern Airlines në muajin e kaluar, duke treguar përshpejtimin e funksionimit komercial të avionëve të mëdhenj të pasagjerëve të Kinës. Kjo erdhi një vit pas fluturimit të parë komercial të avionit C919. Me aeroplanin e saj të vetë-zhvilluar, Kina synon të sigurojë një pjesë të tregut global të aviacionit civil, të dominuar aktualisht nga Boeing dhe Airbus.

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjatë funksionimit komercial vitin e kaluar, avioni C919 operoi në tre linja nga Aeroporti Ndërkombëtar Hongqiao në Shangai për në Aeroportin Ndërkombëtar Chengdu Tianfu në Provincën Sichuan, nga Hongqiao në Aeroportin Ndërkombëtar Daxing të Pekinit dhe nga Hongqiao në Aeroportin Ndërkombëtar Xi'an Xianyang të provincës Shaanxi. (Fang Xiaoyu/Elona)