Pekini do të mbajë në korrik Forumin Botëror të Dizajnuesve të Ndriçimit
2024-06-12 11:50:32

Foto nga VCG

Forumi Botëror i Dizajnuesve të Ndriçmit, me temë “Vizioni, imagjinata, diversiteti”, pritet të mbahet në Pekin nga 16 deri më 19 korrik.

Eventi do të mbledhë ekspertë nga industria e ndriçimit, dizajnues të njohur dhe përfaqësues nga ndërmarrjet kryesore, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar, bën të ditur “Xinhua”.

Më 16 korrik, forumi do të nisë në Tempullin e Bujqësisë, një vend i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore përgjatë boshtit qendror të Pekinit, ku do të mbahet një shfaqje madhështore me drita për të shfaqur estetikën tradicionale kineze.

Forumi do të ketë fjalime kryesore, takime akademike ndërkombëtare dhe diskutime tematike.

Po ashtu, gjatë forumit do të ekspozohen punimet e dizajnuesve të shquar kinezë. (Elona)