Presidentja e KE-së: Rezultatet fillestare të zgjedhjeve europiane treguan se presioni nga ekstremet mund të përballohet
2024-06-12 11:11:22

Foto nga VCG

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve të Parlamentit Europian treguan se presioni nga ekstremet mund të përballohet, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi në Berlin.

Sipas saj, mbajtja e premtimeve për publikun dhe administrimi i krizave i dha grupit të saj të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Europiane (PPE) forcën për të pasur këtë rezultat të mirë, shkruan “ATSH”.

Nga votimi për zgjedhjet europiane, PPE-ja doli e para, por gjithashtu pati fitore edhe të partive të ekstremit të djathtë.

Krerët e BE-së kanë planifikuar një samit për javën e ardhshme për të shqyrtuar rezultatin dhe për të vendosur nëse do të riemërohet von der Leyen për një mandat të dytë. (Elona)